Guvernatori i BQK-së dhe sekretari i MSh-së diskutojnë për rimëkëmbjen e ekonomisë

31 maj 2021 | 13:58

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi.

Në këtë takim Mehmeti e njoftoi Bardiqin lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e mëtejmë të BQK-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjes së sektorit financiar stabil dhe likuid.

Kurse, sekretari i Përgjithshëm Bardiqi falënderoi guvernatorin Mehmeti për informatat që kanë të bëjnë me sistemin financiar dhe e njoftoi atë për marrëveshjen e arritur për blerjen e vaksinave Covid-19. “Në fund guvernatori Mehmeti përgëzoi sekretarin Bardiqi dhe Ministrinë e Shëndetësisë për marrëveshjen e arritur me kompaninë Pfizer për blerjen e vaksinave Covid-19, si një hap shumë të rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në njërën anë dhe rikthimit normal të aktivitetit ekonomik, në anën tjetër. Vaksinimi i qytetarëve dhe zhvillimi normal i aktivitetit ekonomik në vend do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit, duke rikthyer rritjen pozitive ekonomike që do të ndikojë edhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin e BQK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para jush po i prezantojmë disa bime për fokus dhe…