Nga java e ardhshme ngritën temperaturat

25 mars 2018 | 16:01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se nga java e ardhshme do të ketë ngritje të temperaturave në vendin tonë.

“Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore të cilat nga e mërkura do të përfshijnë edhe vendin tonë, duke ndikuar në rritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstremale. Të hënën dhe të martën masat e ajrit me presion të ulët do të mbesin aktive, duke krijuar një mot të vranët dhe me reshje shiu, të cilat  reshje të martën mund të jenë të izoluara nëpër disa territore të caktuara”.

“Nga e mërkura ka mundësi që në mëngjes të krijohet mjegulla e radiacionit si pasojë e ngritjes së temperaturave. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-17 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 9m/s”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kompleksin Kovilovo afër Beogradit, hendbollistet e Kombëtares së Kosovës,…