Nga muaji korrik fillojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Mitrovicës

09 qershor 2021 | 16:55

Drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, të mërkurën është mbajtur mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve, ku temë kryesore për diskutim ishin përgatitjet për përcaktimin e buxhetit komunal për vitin 2022 dhe të Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024.

Drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, ka njoftuar bordin lidhur me orarin e mbajtjes së dëgjimeve buxhetore për projektbuxhetin e komunës për vitin 2022-2024, me ç’rast ka thënë se janë organizuar gjithsej tetë dëgjime dhe do të fillojnë të mbahen nga 1 korriku.

Në këtë mbledhje u konstatua se procesi ka filluar me kohë dhe puna është duke shkuar mirë. Po ashtu, u tha se për të pasur një buxhet që i përmbush nevojat e qytetarëve, është e domosdoshme që në këtë proces të përfshihet një numër sa më i madh i qytetarëve, shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të gupeve të interesit.

Për këtë arsye, bordi, me propozimin e Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, vlerësoi se këto dëgjime buxhetore duhet të mbahen me sa më shumë pjesëmarrës, ku do të dëgjohej zëri i qytetarëve dhe përfaqësuesve të grupeve të interesit e të shoqërisë civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Tedi Blushi, ka…