Zëdhënësi i Metës: Presidenti është i motivuar më shumë se kurrë për mbrojtjen e integritetit të Shqipërisë

09 qershor 2021 | 16:53

Zëdhënësi i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas shkarkimit të Metës nga pozita më e lartë shtetërore.

Blushi ka thënë se Meta nuk është i shqetësuar nga “vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit (deponi mbeturinash) parlamentar monist”.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar”, ka shkruar Blushi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla,…