Nga nesër fillon votimi treditësh për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni

12 korrik 2020 | 13:24

Që nga nesër (e hënë) fillon votimi që do të zgjasë tre ditë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Në 3 390 vendvotime në zgjedhjet e dhjeta të parakohshme parlamentare mund të votojnë 1 814 263 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Votimi në këto zgjedhje parlamentare për shkak të pandemisë aktuale të Covid-19 për herë të parë do të zhvillohet tri ditë.

Më 13 korrik do të votojnë të prekurit me Covid-19 dhe personat që gjenden në vetizolim.

Komisionet zgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa të personave pozitivë me koronavirus ose në vetizolim për votim që duhet të mbahet nesër.

Deri te KZK-të kanë arritur mbi 770 kërkesa të tilla, ndërsa prej gjithsej 80 komunave në 57 do të votojnë të të prekurit dhe personat në vetizolim.

Më 15 korrik të mërkurën, vendvotimet do të hapen në orën 7:00, ndërsa votimi do të zgjasë deri në orën 21:00, dy orë më shumë nga zgjedhjet e zakonshme të mëparshme, kur vendvotimet mbylleshin në orën 19:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka komentuar derbin e sotëm…