Dallku: Duam të dëshmojmë se jemi kampionë në fushë

12 korrik 2020 | 13:21

Trajneri i Prishtinës, Armend Dallku, ka komentuar derbin e sotëm me Dritën, që zhvillohet në kuadër të javës 30 të IPKO Superligës.

Ai ka thënë se vetëm fitorja vlen për ta, derisa ka theksuar se do t’iu dëshmojnë të gjithëve se ata janë kampionët e fushës.

“Presim një lojë të mirë, ku natyrisht e duam fitoren. Do të japim maksimumin, jemi të motivuar pavarësisht atij incidenti në lojën e fundit, që është për të të ardhur keq. Duam të dëshmojmë se jemi kampionë në fushë. Drita deri më tash nuk ka luajtur lojë të vërtetë. Të dielën e pret një ndeshje e vërtetë. Me çdo kusht synojmë fitore, kjo punë nuk diskutohet”, deklaroi Dallku.

Prishtina – Drita, luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 18:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pse komuniteti i biznesit dhe qytetarët në vazhdimësi kanë…