“Nga nesër mund të bëhen teste serologjike nëse mjeku ua rekomandon”

19 korrik 2020 | 21:33

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka bërë të ditur se nga nesër qytetarët mund të bëjnë teste serologjike në qoftë se mjeku i udhëzon të testohen.

“Nga nesër mundë të lajmëroheni te mjeku juaj në QMF-të tuaja nëse keni shqetësime dhe simptoma të dyshimta në lidhje me Covid-19, aty do të udhëzoheni për veprimet e mëtutjeshme. Në qoftë se mjeku mendon se testi serologjik ndihmon në trajtim atëherë do të testoheni”, ka shkruar Gashi në rrjetin profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar mbështetje për dialogun Kosovë-Serbi…