Nga nesër ndryshim i motit në Kosovë, pritet reshje bore dhe ulje të temperaturave

26 shkurt 2020 | 22:22

Nesër gjatë orëve të hershme të mëngjesit dhe paradite në Kosovë pritet të depërtojë fronti i ftohtë ajror i cili do të sjellë reshje shiu dhe bore. Në viset kodrinore-malore priten reshje bore, kurse nëpër ultësira reshjet e bores mund të paraqiten shkurtimisht por në përgjithësi priten reshje të përziera. Nuk priten reshje të mëdha.

Pasdite reshjet do të ndërpriten dhe pritet stabilizim gradual i motit.

Të premtën do të kemi një front të ri të ftohtë ajror i cili do të sjellë përsëri reshje kalimtare atmosferike si dhe erëra të fuqishme veriore. Priten reshje shiu dhe bore në viset kodrinore-malore, kurse nëpër ultësira do të ketë reshje të përziera. Pasdite vonë do të ketë stabilizim gradual të motit.

Të shtunën do të kemi stabilizim të motit dhe ngritje të temperaturave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Neymar është suspenduar edhe zyrtarisht nga Federata e Futbollit të…