Nga nesër përfituesit e ndihmës sociale mund t’i marrin ndihmat financiare për dy muaj

23 mars 2020 | 13:53

Ministria e Financave ka njoftuar se përfituesit e ndihmës sociale nesër mund t’i tërheqin mjetet e tyre financiare, për dy muaj.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” kjo ministri ka njoftuar se sot Thesari ka urdhëruar procesimin e pagesës së skemës së ndihmës/asistencës sociale për të gjithë përfituesit e saj, përkatësisht 24 198 familje.

“Përfituesit e kësaj skeme mjetet financiare mund ti tërheqin nga nesër më 24 mars 2020, pagesa të cilat bëhen afër 10 ditë para afatit të zakonshëm, për shkak të gjendjes së krijuar. Duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e saj, me qëllim të mbështetjes së familjeve në asistencë sociale, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka vendosur që për të gjithë përfituesit të paguhet shuma e dy muajve e ndihmës sociale, të cilat qytetarët mund t’i marrin përnjëherë”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se po gjatë ditës së sotme Thesari ka urdhëruar procesimin e pagesës së skemës për “Masat aktive të tregut të punës” të Agjencisë së Punësimit.

“Prandaj, luten përfituesit që për të ruajtur shëndetin të kenë kujdes të shtuar dhe ndjekin këto udhëzime shtesë: JU LUTEMI: që tërheqjen e mjeteve ta bëni në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e ‘corona virusit’. Ju lutem shtyjeni tërheqjen në ditët në vijim pasi zyrat postare dhe degët bankare janë të gatshme t’i përgjigjen secilit prej juve, dhe secili do të ketë mundësi të bëjë tërheqjen e mjeteve”, është thënë në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Christian Heldt, ka…