Nga nesër rezultatet për Covid-19 do të publikohen në orën 15:00

14 korrik 2020 | 16:22

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKShPK) ka njoftuar se nga nesër (e mërkurë), informacionet për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, të shëruarve, të vdekurve, të rasteve aktive, si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, do të jepen në orën 15:00.

Përmes një komunikate drejtuar medieve, Ministria e Shëndetësisë, ka bërë me dije se çdo ditë do të jepen edhe të dhënat për numrin e pacientëve të shtrirë, gjendjen shëndetësore të tyre si dhe karakteristika të tjera me interes rreth ecurisë klinike të Covid-19 në Kosovë.

“Me qëllim të informimit në një kohë sa më të përshtatshme për publikun për rezultatet e testimeve për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, përkatësisht për numrin e mostrave të analizuara, numrin e atyre që rezultojnë pozitiv në Covid-19, numrin e të shëruarve, numrin e të vdekurve, numrin e rasteve aktive si dhe shpërndarjen e tyre sipas komunave, duke filluar nga dita e nesërme, 15 korrik 2020, ky informacion do të ndahet me publikun çdo ditë në ora 15:00, qoftë përmes konferencave për media, lidhjeve të drejtpërdrejta apo formave të tjera të përshtatshme për publikun”, është thënë në komunikatën e MSh-së.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Fiorentinës, Federico Chiesa, ka arritur marrëveshje me skuadrën…