Nga nesër s’mund t’i regjistroni veturat nëse keni gjoba të papaguara

31 maj 2018 | 11:13

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga 1 qershor, nuk mund të bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre, pa i paguar gjobat që mund t’i kenë për kundërvajtjet e shkaktuara në trafikun rrugor.

Sipas Ligjit për automjete, nr. 05/L-132, neni 43, pronari i mjetit nuk mund ta bëjë regjistrimin apo vazhdimin e regjistrimit të mjetit me veprim motorik, as ndërrimin e pronarit, pa e bërë shlyerjen e gjobave për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Ky vendim i shërben rritjes se efikasitetit dhe efektivitetit të pagesave të gjobave për veprat kundërvajtës në trafik.

Po ashtu, qëllim i këtij vendimi është parandalimi dhe zvogëlimi i numrit aksidenteve në trafik.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me…