Nga 1 janari stikersat me ngjyrë të gjelbër

04 janar 2023 | 12:47

Nga 1 janari i këtij viti stikersat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër, pra nuk do të jenë me ngjyrë të njëjtë siç kanë qenë edhe vitin e kaluar.

Ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, pra për të dalluar nga distanca automjeteve që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit

“Përndryshe implementimi i stikersave ka dhënë rezultate të dukshme duke ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë. Ky projekt mbulohet nga kompanitë e sigurimit që janë biznese 100 për qind private. Pra, qytetarët nuk paguajnë asnjë cent për stikersin që e vendosin në xhama të automjeteve të tyre”, ka njoftuar Byroja Kosovare e Sigurimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka vlerësuar…