Nga një muaj paraburgim tre të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

24 nëntor 2018 | 18:36

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve, tre të dyshuarve serbë, të cilët janë arrestuar në veriun e Mitrovicës nën dyshimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.S dhe M.R për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenet 33 par.2 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe D.M për shkak të veprës penale Zbulimi i fshehtësisë zyrtare nga neni 433 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurve N.S, M.R dhe D.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç”, është thënë në njoftimin për media të gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së…