Ballkani bindës, Llapi e Liria fituan si mysafirë

24 nëntor 2018 | 18:30

Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 16-të në IPKO Superligë, ku në dy përballje fitoreve iu gëzuan skuadrat udhëtuese.

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat bindës kundër Gjilanit, me shifrat 4:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 21-të, me autogolin e shënuar nga Elbasan Gashi. Megjithatë, në fund të pjesës së parë skuadra nga Theranda i barazoi shifrat me golin e Durim Gashit. Ndërkohë, në pjesën e dytë futbollistët e Ballkanit e mbizotëruan plotësisht lojën dhe arritën të shënojnë edhe tre gola tjerë nëpërmjet Blend Baftiut (49’), Arbër Potokut (79’) dhe Leutrim Gashit (88’).
Fitore të rëndësishme në garën për kreun e renditjes ka shënuar Llapi, si mysafir në kryeqytet kundër Flamurtarit, me rezultat 1:0. Golin e tri pikëve për llapjanët e shënoi Behar Maliqi, në minutën e 84-t. Fitore si mysafire ka realizuar edhe Liria, që e ka mposhtur KEK-un, me shifrat 3:0. Golat për skuadrën prizrenase i shënuan Robert Gjeraj (20’), Blendi Memaj (27’) dhe Fatih Karahoda (65’).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City vazhdon marshimin në krye të renditjes me fitoren…