Fitojnë City dhe Liverpooli, ndalet Unitedi

24 nëntor 18:16

Manchester City vazhdon marshimin në krye të renditjes me fitoren e 11-të në 13 ndeshje teksa ka mposhtur 4-0 viktimën e radhës West Ham United në London Stadium.

Një tjetër paraqitje mbresëlënëse e Qytetarëve, të cilëve u është dashur vetëm një pjesë loje për të siguruar fitoren e radhës në Premier League. Një start i rrufeshëm i miqve që gjetën avantazhin në minutën e 11’ falë golit të David Silva. Tetë minuta më pas ishte Raheem Sterling ai që dyfishoi rezultatin pas pasimit të Leroy Sane. Mesfushori gjerman shënoi golin e nokautit në minutën e 34’ të lojës. Pas pushimit City arriti ta menaxhonte mirë rezultatin, megjithëse vendasit u munduan të paktën të shënonin golin e nderit. Një fitore bindëse e të besuarve të Pep Guardiola-s, që shënojnë edhe golin e katërt të takimit në sekondat e fundit falë gjermanit Sane.

Ndërkohë ndjekësi më i afërt i Man City-t, Liverpool, kishte një pasdite më të vështirë, por që gjithsesi doli triumfues me rezultatin 3-0 ndaj Watford në Vicarage Road. Pas një pjese të parë jo edhe aq të mirë të djemve të Jurgen Klopp, ishte Mohamed Salah ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 67’ pas pasimit të Sadio Mane. Në minutën e 76’ Trent Alexander-Arnold dyfishoi rezultatin pas një goditjeje standarde të përsosur nga 25 metra distancë. Të Kuqtë rrezikuan disi pas kartonit të kuq të kapitenit Henderson, por pas një kundërsulmi shënuan edhe golin e tretë me Roberto Firmino, duke marrë tre pikë të rëndësishme dhe nuk i shkëputet Cityt, raporton “Telesport”.
Manchester United ka zhvilluar një tjetër ndeshje për t’u harruar në ‘Old Trafford’. Skuadra e Jose Mourinho-s ka barazuar 0-0 brenda në shtëpi dhe vazhdon të mos bindë në Premier League. Mundësitë më të mira për të shënuar i ka pasur Crystal Palace, por edhe ekipi i Hodgson nuk është treguar i saktë. Një pikë e merituar për miqtë, ndërsa United vazhdon të ketë të njëjtat probleme në sulm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munichu ka barazuar 3-3 me Fortuna Dusseldorfin për të…