Bayerni ndalet nga Fortuna, Dortmundi vazhdon me fitore

24 nëntor 2018 | 17:44

Bayern Munichu ka barazuar 3-3 me Fortuna Dusseldorfin për të mbetur prapa Borussia Dortmundit që nuk di për humbje.

Sule dhe Muller me dy gola u përkujdesën për vendasit, ndërsa Lukebakio realizoi hat-trick për barazimin e mysafirëve në këtë takim.

Me këtë barazim kampioni aktual ka 21 pikë në pozitën e pestë, nëntë më pak se Dortmundi që gjendet në pozitën e parë.

Borussia Dortmundi ka vazhduar rrugëtimin pa humbje në Bundesliga, duke mposhtur Mainzin me rezultat 2-1.
“Milionerët” realizuan me golin e sulmuesit në top-formë Paco Alcacer, ndërsa vendasit barazuan me Quaisonin.
Fitoren mysafirëve ua siguroi Lukas Piszcek dhe tani tubojnë 30 pikë në vendin e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi dhe Sami Lushtaku kanë vizituar të shtunën…