Thaçi e Lushtaku vizitojnë babanë e Kadri Veselit

24 nëntor 2018 | 17:43

Presidenti Hashim Thaçi dhe Sami Lushtaku kanë vizituar të shtunën babanë e kryeparlamentarit Kadri Veseli.

“Gjatë viteve të ilegales, shumë familje na mbajtën me bukë e na strehuan sikurse të ishim anëtarë të familjes së tyre. Njëri nga ta është haxhi Fazli Veseli, babi i kryeparlamentarit Kadri Veseli. Së bashku me presidentin Hashim Thaçi, vizituam bacën Fazli, një burrë patriot që ndonëse në moshë të shtyer, qendron i fortë fizikisht. Ai ende na këshillon që të vazhdojmë rrugën për zhvillimin e vendit, për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Sami Lushtaku.

Gjatë viteve të ilegales, shumë familje na mbajtën me bukë e na strehuan sikurse të ishim anëtarë të familjes së tyre….

Gepostet von Sami Lushtaku am Samstag, 24. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Valon Behramit, Udinese e mposhti 1-0 Romën duke…