Udinese mposhti Romën

24 nëntor 17:09

Skuadra e Valon Behramit, Udinese e mposhti 1-0 Romën duke e regjistruar fitoren e parë pas plot tetë ndeshjeve në Serie A.

Skuadra nga kryeqyteti italian u mundua shumë dhe e dominuan Udinesen në pjesën e parë, por nuk ishin në gjendje ta thyenin mbrojtjen vendase. Me goditjen e vetme brenda kornizës së portës, De Paul realizoi golin që doli të ishte i triumfit të madh për Udinesen, në minutën e 54-të.

Roma i vazhdoi përpjekjet e saj për ta gjetur golin e barazimit, por goditje të panumërta në drejtim të portës së vendasve nuk e gjeten rrjetën e portës. Fitorja i ndihmon Udineses të ngrihet në vendin e 16-të me 12 pikë, dy më shumë se Bologna që renditet e 17-ta. Ndërkohë, Roma mbetet e gjashta me 19 pikë, dy më pak se Milani që ka një lojë më pak të zhvilluar në pozitën e pestë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç kishte paralajmëruar, e përditshmja gjermane “Der Spiegel” ka…