“Football Leaks”: Ramosi me doping në finalen e Ligës së Kampionëve

24 nëntor 2018 | 16:59

Ashtu siç kishte paralajmëruar, e përditshmja gjermane “Der Spiegel” ka publikuar një skandal mjaft të rëndë të institucionit drejtues të futbollit në Evropë, UEFA-s.

Kështu sipas prestigjiozes gjermane, që i referohet “Football Leaks”-it, qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos, ka rezultuar me doping.

Sipas raportit, bëhet fjalë për finalen e Ligës së kampionëve të vitit 2017, mes Juventusit dhe Realit të Madridit, sfidë në të cilën mbrojtësi spanjoll rezultoi pozitiv ndaj testit anti-doping. Po sipas medies gjermane, Ramos rezultoi me prani të substancës “Dexametazon”, e cila lejohet të përdoret vetëm me miratimin paraprak të UEFA-s, gjë që i mungonte klubit spanjoll.

Vetë madrilenët janë justifikuar me faktin se ishte një gabim i stafit mjekësor, ndërsa UEFA fali mbrojtësin spanjoll, duke lënë çështjen në harresë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i skuadrës së Dritës dhe tash i Feronikelit, Kastriot…