Rexha flet për derbin ndaj Dritës 

24 nëntor 2018 | 15:10

Ish-sulmuesi i skuadrës së Dritës dhe tash i Feronikelit, Kastriot Rexha, ka thënë të për “Epokën e re” se të dielën do të jetë një derbi i vërtetë, pasi kualiteti i të dyja skuadrave është i madh.

“Do të jetë një ndeshje interesante për faktin se të dyja skuadrat kanë futbollistë cilësorë dhe kanë synime të mëdha në këtë edicion. Ne jemi në garë për pozitën e parë, prandaj shkojmë në Gjilan për ta marrë maksimumin e pikëve. Në aspektin personal është një ndeshje e veçantë, pasi kam luajtur dhe kam pasur suksese me Dritën, por ne jemi profesionistë dhe gjithçka është normale”, ka thënë Rexha, i cili vlerësohet ndër lojtarët më meritor për suksesin e skuadrës gjilanase në rrugëtimin drejt titullit kampion.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla e Futbollit “Gjakova” ka udhëtuar për Shqipëri me ftesën…