‘Nga pikëpamja e ShBA-së të dyja palët kanë shkelë marrëveshjen e Ohrit’

06 qershor 2023 | 17:00

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur edhe për deklaratat se Serbia ka shkelë marrëveshjen e Ohrit pas votës së saj kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka thënë se edhe Kosova kishte detyrim nga kjo marrëveshje që të niste diskutimet për themelimin e Asociacionit, për të cilën ka thënë se nuk e ka bërë, prandaj ka theksuar se ose të dyja e kanë shkelë marrëveshjen ose asnjëra.

“Çfarë ju morët ishte një marrëveshje normalizimi në terma evropianë që i kërkon Serbisë ta njohë integritetin territorial, sovranitetin, kontrollin administrativ. Ju njeh flamurin tuaj, diplomat, simbolet nacionale, pasaportat, dokumentet qeveritare dhe nuk i bllokon përpjekjet e Kosovës për integrime në organizata ndërkombëtare. Dhe dikush thotë që Serbia veçse e ka shkelë këtë. Por, në anën tjetër Kosova duhej të fillonte menjëherë diskutimet për Asociacionin që nuk e ka bërë. Ose të dyja janë duke e shkelur ose asnjëra”, ka thënë Escobari  në një takim me gazetarë.

Por, Escobari ka thënë se në perspektivën e ShBA-së të dyja e kanë shkelë atë.

“Nga këndvështrimi ynë, deklarata politike e marrëveshjes ishte zyrtare për ta zbatuar atë, kështu që të dyja e kanë shkelë”, ka thënë Escobari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, ka qenë sot e ftuar…