Nga tërmeti në Bosnjë humbi jetën një 28 vjeçe shqiptare

24 prill 2022 | 10:14

Një vajzë 28 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një tërmeti që goditi Bosnjë Hercegovinën të premtën.

Gjatë së shtunës mediat shqiptare treguan se bëhet fjalë për Elmira Sefon.

Vdekja e saj erdhi si pasojë e një shkëmbi të madh që ra mbi shtëpinë e saj.

Prindërit e saj po ashtu mbetën të lënduar.

Një tërmet prej 5.7 shkallësh e goditi Bosnjë Hercegovinën.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,7, sipas EMSC, ka qenë në Stolac të Bosnje-Hercegovinës, pranë Dubrovnikut të Kroacisë.

Dridhjet e forta u ndjenë edhe në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy të dyshuar meshkuj janë prangosur nën dyshimet për mashtrimin…