Nga veshjet seksi te hixhabi, modelja e njohur ‘përqafon’ Islamin (FOTO)

08 nëntor 2022 | 16:35

Modelja e njohur franceze, Marine El Himer, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale konvertimin e saj në Islam, duke shënuar përqafimin e besimit të saj të ri si “ditën më të lumtur” të jetës së saj.

Ylli i televizionit e zbuloi këtë ndryshim për ndjekësit e saj të shumtë duke postuar disa fotografi në profilin e saj në “Instagram”. Në pozat në fjalë, Marine El Himer shfaqet e veshur me hixhab në qytetin e shenjtë islamik të Mekës.

“Nuk ka fjalë mjaftueshëm të forta për të shprehur intensitetin e lumturisë dhe emocioneve të përjetuara pikërisht në këtë moment. Një udhëtim shpirtëror që shpresoj se do të vazhdojë të më lartësojë dhe të më udhëheqë, Inshaallah”, ka treguar modelja e njohur.

Kjo e fundit shtoi gjithashtu se vendimi i saj ishte një zgjedhje e shpirtit, zemrës dhe arsyes.

Ndërkohë sipas mediave franceze, El Himer e mori vendimin e saj duke hulumtuar për babanë e saj biologjik dhe origjinën e tyre. Thuhet se ajo ishte konvertuar muaj më parë, por vetëm tani e bëri publike.

Modelja e njohur, e cila ka qenë e përfshirë në shfaqjen televizive “Les Princes et les Princess de l’Amour” gjithashtu së fundi mori shtetësinë marokene.

Konvertimi i El Himer e bën atë personazhin e dytë të famshëm dhe figurën e shquar perëndimore që ka shpallur së fundmi përqafimin e Islamit, me figurën e diskutueshme të mediave sociale dhe ish-kampionin e kikboksit, Andrew Tate, i cili gjithashtu është konvertuar muajin e kaluar.

Nga veshjet seksi te hixhabi, modelja e njohur ‘përqafon’Nga veshjet seksi te hixhabi, modelja e njohur ‘përqafon’Nga veshjet seksi te hixhabi, modelja e njohur ‘përqafon’Nga veshjet seksi te hixhabi, modelja e njohur ‘përqafon’Nga veshjet seksi te hixhabi, modelja e njohur ‘përqafon’Nga veshjet seksi te hixhabi, modelja e njohur ‘përqafon’

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reprezentuesi kuqezi Armando Broja ka pasur vështirësi për kohën e…