Ngjarja në spitalin e Gazës, Izraeli jep prova konkrete që nuk është përgjegjës për sulmin

18 tetor 2023 | 16:19

Zëdhënësi i IDF-së (Forcat e Mbrojtjes Izraelite) Daniel Hagari, ka paraqitur disa prova që sipas tij mund të konfirmojnë se Xhihadi Islamik ishin përgjegjës për goditjen në spitalin e Gazës.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme sipas fakteve të IDF-së, në orën 18:15 një breshëri raketash u hodh nga Hamasi drejt Izraelit, ndërsa në orën 18:59, një breshëri prej rreth 10 raketash u hodh nga Xhihadi Islamik nga një zonë pranë spitalit. Dhe kjo kohë, pra kur Hamasi hodhi raketat pati raportime për një shpërthim në spitalin në qytetin e Gazës.

Sipas inteligjencës së IDF-së, Hamasi e kuptoi që ishte një raketë e lëshuar gabim dhe e shfrytëzoi si një fushatë mediatike globale për të fshehur atë që ndodhi në të vërtetë, dhe për më tepër duke akuzuar Izraelin, raporton TCh.

Nga pamjet ajrore të Izraelit, ata raportojnë se nuk ka pasur një goditje direkte të vetë spitalit por i vetmi vend që u dëmtua është jashtë spitalit, një parking i djegur por asnjë ndërtesë nuk është e dëmtuar thonë ata. Nëse spitali do të ishte goditur do të ishte dëmtuar ndërtesa.

No description available.

Gjithashtu madhësia e dëmtimit është e lartë pasi raketa që ra nga Xhihadistët Islamik ishte në distancë të vogël fluturimi, sepse lëshimi dështoi.

No description available.

Ndër të tjera zëdhëndësi shton në deklaratë se është e pamundur të dihet se çfarë ndodhi aq shpejt sa Hamasi pretendonte se e dinte. Ndryshe nga Hamasi, IDF filloi një ekzaminim, i cili u mbikëqyr në nivelet më të larta të komandës dhe u bazua në inteligjencën, sistemet operative dhe pamjet ajrore, të cilat ne i kontrolluam të gjitha, thotë ai.

Bashkangjitur është një regjistrim i një bisede midis operativëve të Hamasit në lidhje me lëshimin e dështuar të raketës së Xhihadit Islamik në spital: https: https://videoidf.azureedge.net/e67ae402-79e2-4e8c-a6a5-d32da01ccf80

Këto janë katër pjesët kryesore të procesit të ekzaminimit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite.

“Së pari, ne konfirmuam se nuk kishte zjarr IDF – nga toka, deti apo ajri – që goditi spitalin. Së dyti, sistemet tona të radarëve gjurmuan raketat e lëshuara nga terroristët nga brenda Gazës në kohën e shpërthimit. Analiza e trajektores nga breshëria e raketave, konfirmon se raketat janë hedhur në afërsi të spitalit. Së treti, ne kemi inteligjencë – disa që do të ndahen këtu – për komunikimin midis terroristëve që flasin për gabimin e raketës. Terroristët e kuptuan se një raketë kishte lëshuar gabim dhe i referuan spitalit”.

Në fund IDF-ja tha se këtë informacion po e ndan me me partnerët e tyre, kryesisht me Shtetet e Bashkuara dhe se ky incident tregon se si pretendimet – në këtë rast, akuza të rreme dhe të pabaza të bëra nga terroristët – kundër Izraelit mund të përhapen dhe të ndezin tensionet në rajon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë të posaçme plenare…