Ngjarjet kryesore sot në Kosovë

19 shkurt 2021 | 08:32

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2021.

Fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. (Objekti i QNR-së, 08:30)

Xhevdet Qeriqi dhe 10 veteranë të UÇK-së, do të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. (Gjykata Themelore-Prishtinë, ora 09:30)

Me rastin e datëlindjes së Hamëz Jasharit Unioni i Shkrimtarëve dhe Komuna e Skenderajt, organizojnë promovimin e librit “Adem e Hamëz Jashari”. (Prekaz, ora 09:30)

Platforma “Drejtësia Sot” nga GLPS, mban konferencë për medie në të cilën do shpalos të gjeturat e analizës “Mangësitë e aktakuzave në veprat penale korruptive”. (Hotel Sirius, kati II, ora 10:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e 247- të. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ora 10:00)

Promovohet libri i Dr. sc. Salihe Salihu, me titull “Sovraniteti dhe Legjitimiteti i Shtetit të Kosovës”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës në Prishtinë, ora 12:00­)

Gjykatën Themelore në Gjakovë do të japin verdiktin për ish-kryetari i Komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe të tjerët, për vepra penale që lidhen me korrupsionin. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjakovë, 13:30).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
12 vendvotime nëpër nëntë komuna të vendit do të rinumërohen…