Ngordh qeni që njihte më shumë se 1 000 fjalë

08 gusht 2019 | 11:45

Chaser meritonte titullin “qeni më inteligjent në botë”. Ai tashmë nuk është më gjallë. Ishte i vetmi qen në planet që njihte më shumë se 1 000 fjalë të fjalorit të njerëzve, saktësisht 1 022 fjalë. Një vit më parë qeni humbi padronin e tij, psikiatrin John Pilley që banonte në Karolinën e Jugut. Ai ishte adaptuar në vitin 2004. Profesori i psikologjisë ishte i interesuar në inteligjencën e kafshëve dhe kishte stërvitur Chaser të kujtonte një numër të madh fjalësh dhe komandash. Qeni është varrosur në oborr, aty ku janë groposur edhe qentë e tjerë të familjes dhe ku është shpërndarë hiri i doktor Pilley, i cili vdiq në moshën 89 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, të enjten mori…