Ngritët flamuri kombëtar në qytetin Livonia të Michiganit

07 prill 16:40

Shoqata Atdhetare “Jehona e Malësisë”, në veçanti me kontributin e Këshilltarit të qytetit Livonia, Robert Gjonaj, më 6 prill kanë ngritur flamurin kuq e zi në objektin e Komunës Livonia.

Për këtë akt, “Jehona e Malësisë”, ka falënderuar edhe kryetaren e Livonias, znj. Brosnan, këtij qyteti ku flamuri kombëtar valon krenar, kontribut për “faktorizimin e vlerave, traditave dhe te drejtave kombëtare kudo që Shqiptarët jetojnë, në diasporë apo vendlindje”.

Këtë event shumë të rëndësishëm për shqiptarët në Michigan, e ka përshkruar “Jehona e Malësisë” me deklarimin si vijon:

Flamuri më i shenjtë në botë edhe zyrtarisht në godinën e qytetit!
Falënderojmë qytetin e Livonias, të parin e qytetit, Mayor Brosnan dhe më së shumti Counsilman Robert Gjonaj, vëllaun tonë që gjithë herë na nderon me punë dhe vepra dinjitoze qytetare dhe kombëtare.
Jehona e Malësisë do vazhdojë promovimin dhe faktorizimin e vlerave, traditave dhe te drejtave kombëtare kudo që shqiptarët jetojnë, në diasporë apo vendlindje.
Falënderojmë për së tepërmi bashkatdhetarët tonë që morën pjesë në shënimin e kësaj date historike për kombin tonë por edhe të progresit tonë këtu në Michigan. Falënderojmë të gjithë përfaqësuesit e qendrave fetare që morën pjesë po ashtu edhe ato që për arsye të obligimeve dhe detyrave nuk patën mundësi të jenë prezent. Falënderojmë edhe shoqatat shqiptare që morën pjesë në këtë evinement dhe ofruan ndihmën e tyre për këtë aktivitet.
Falënderojmë mediat dhe posaçërisht televizionin Shqiptar ACTV që gjithë herë gjendet pran komunitetit!
Gëzuar 6 prillin

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq ka thënë pas ndeshjes ekipi…