Ngritet kallëzim penal ndaj asamblistit të LV-së në Prizren, ja arsyeja

30 tetor 2021 | 08:27

Besnik Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se të premten kanë bërë kallëzim penal për shpifje, nxitje, manipulim, dezinformim dhe deformim të informatave të sakta kunder mediumit RTV BESA dhe asamblistit të LV-së në Prizen, Ilir Gashi.

“Kemi bërë kallëzim penal për shpifje, nxitje, manipulim, dezinformim dhe deformim të informatave të sakta kunder mediumit RTV BESA dhe kuvendarit te VV-së Ilir Gashi që për interesa të ulta kanë dashur ta pengojnë të drejtën tonë ligjore të drejtën elementare të të drejtave të njeriut mbi pronën private, dhe kështu na kanë shkaktuar vonesa, dëme materiale, ankth dhe stres familjarëve të 15 familjeve të cilëve ju mohua e drejta për të siguruar strehe mbi koke për 18 muaj rresht”, ka shkruar Krasniqi.

Po ashtu, ai ka njoftuar se do të ngritin kallëzim penal edhe për uzurpatorët e pronës publike në banesat prapa pronës në fjalë, të cilët ishin ankuesit më të mëdhenjë.

“Ligji mbi të gjithë e për të gjithë!”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Lautaro Martinezit, edhe Nicolo Barella raportohet se është pajtuar…