Ngucati dhe Temeqina lidhen me rrugë të asfaltuara

10 tetor 2019 | 11:36

Ka përfunduar asfaltimi i rrugëve në fshatin Ngucat dhe një rrugë që lidhë këtë fshat me fshatin Temeqinë, me gjatësi prej 1 450 metrash, ku njëra prej këtyre rrugëve ka rëndësi të veçantë, pasi ua lehtëson udhëtimin banorëve të lagjes së “Stolliqëve” dhe 60 nxënësve t’i vijojnë mësimet në shkollën e fshatit Temeqinë.

Asfaltimin e kësaj rruge dhe dy të tjerave brenda fshatit Ngucat e ka parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Me këtë rast, ai ka thënë se janë të përkushtuar që t’i plotësojnë kërkesat e qytetarëve.

“Kjo rrugë dhe dy rrugë të tjera brenda fshatit Ngucat kanë rëndësi të madhe për banorët që jetojnë në këto lagje dhe ne si qeverisje komunale jemi të përkushtuar, që me aq sa kemi mundësi buxhetore, t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e banorëve, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës”, ka thënë Begaj.

Këto rrugë asfaltohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elejsa Jashari, nxënëse në Shkollën Fillore “Eqrem Çabej” në Mitrovicë,…