Nxënësja nga Mitrovica me diplomë nderi nga Memoriali Lidice

10 tetor 2019 | 11:35

Elejsa Jashari, nxënëse në Shkollën Fillore “Eqrem Çabej” në Mitrovicë, është shpërblyer me diplomë nderi të Memorialit Lidice nga udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek.

Punimi i vajzës 13-vjeçare, Elejsa Jashari, ishte i vetmi që është vlerësuar nga të gjitha punimet e dërguara nga Kosova, në ekspozitën ndërkombëtare të fëmijëve në arte të bukura “Lidice 2019”. Me këtë rast, nxënësja Elejsa Jashari, së bashku me prindërit e saj dhe drejtoreshën e shkollës “Eqrem Çabej”, Remzije Alidemaj, janë pritur në zyrën e Ambasadës Çeke nga udhëheqësi i saj, për ta pranuar zyrtarisht mirënjohjen e nxënëses në fjalë.

Drejtoresha Alidemaj ka falënderuar udhëheqësin e Ambasadës së Çekisë për dorëzimin personal të diplomës. “Kjo u bë një ngjarje e rëndësishme për shkollën dhe ofroi një motivim për nxënësit dhe mësuesit, për të marrë pjesë edhe në vitin e ardhshëm. Shkolla ‘Eqrem Çabej’ është krenare për arritjet e nxënësve të saj dhe shpreson që emrat e tyre të vazhdojnë të lakohen nëpër lista të suksesit dhe lavdërimeve”, ka thënë ajo.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me…