Ngushtohet rezultati mes PDK-së dhe Vetëvendosjes në Mitrovicë

08 tetor 2019 | 09:13

Tashmë kur ka mbetur pa u numëruar vetëm edhe një vendvotim në pjesën jugore të Mirovicës sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), janë numëruar 99.04 për qind të votave.

Sipas këtyre rezultateve Partia Demokratike e Kosovës është duke prirë në këtë komunë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në bazë të këtij rezultati ka arritur që të mbledh 10 mijë e 676 vota apo 34.40 për qind.

Në vendin e dytë është Lëvizja Vetëvendosje me 10 mijë e 442 vota apo 33.64 për qind.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është në vendin e tretë dhe ka mbledhur 7 mijë e 187 23.16 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas numërimit të 98.47% të votave nga Komisioni Qendror i…