Nicholsoni: Disa talibanë të interesuar për paqe me afganët

31 maj 2018 | 10:35

Komandanti i ushtrisë amerikane në Afganistan, John Nicholson, ka thënë se disa elemente të talibanëve po tregojnë se ata kanë interesim për bisedimet për paqe.

“Një numër i kanaleve të dialogut është hapur mes aktorëve të ndryshëm në procesin e paqes”, ka thënë Nicholsoni.

Ai ka theksuar se nuk mund të japë emrat e talibanëve specifikë, sepse kontaktet po bëhen në mënyrë konfidenciale, me qëllim avancimin e bisedimeve për paqe.

“Ju mund të shihni udhëheqës talibanë të nivelit të lartë, të nivelit të mesëm që po angazhohen me afganët”, ka thënë Nicholsoni, për të shtuar se edhe brenda lëvizjes talibane po zhvillohet një “dialog i fuqishëm” për përfundimin e luftës, raporton “Rel”
Lufta në Afganistan është duke zhvilluar që 17 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se…