Nikaj: Agjendat e takimeve të Kurtit e Osmanit në SHBA janë të paqarta

11 maj 2022 | 19:49

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj, ka thënë që agjendat e vizitave të liderëve shtetërorë të cilët po qëndrojnë për vizitë në SHBA, janë të paqarta.

“Bashkëpunimi dhe vizitat në SHBA – janë shumë të rëndësishme dhe janë gjithmonë të mirëseardhura për t’u përshëndetur. Ajo që është pak brengosëse është se agjenda është shumë e paqartë e këtyre vizitave dhe fakti se a do të ketë takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së në këtë kohë”, tha Nikaj.

“Një përfaqësim i këtij niveli, do të duhej që së paku të ketë takime me nivelin e sekretarit të shtetit Blinken, por do të ishte edhe me mirë nëse përfaqësuesit institucionalë të takohen edhe në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëspresidentin dhe presidentin e SHBA-ve”.

Tutje ai në Klan Kosova, tha që është me rëndësi që këto takime të kenë një agjendë.

“Është shumë e rëndësishme që këto takime të kenë një cak i cili pretendon të arritet, meqë një përfaqësim kaq i lartë nuk mund të shkojë vetëm për vizita protokollare. Deri tani ishin vizita protokollare, informuese pa ndonjë agjendë që është e definuar dhe për të cilën ne jemi të informuar”.

“Në këtë moment ne nuk e dimë se cilat janë qëllimet më të mëdha të këtyre vizitave dhe e kësaj agjende. Është gjithmonë legjitime që të kemi takime të rëndomta dhe informuese, por në këtë moment të politikës ndërkombëtare dhe ku gjendet Kosova në raport me zhvillimet globale, është e rëndësishme që të kemi edhe një agjendë që ka për qëllim që të shtyjë përpara agjendat tona”, tha Nikaj.

Nikaj theksoi që deri tani përtej karakterit protokollar të këtyre vizitave, nuk ka pasë ndonjë takim të nivelit të tillë nga i cili mund të presim hapa konkretë në agjendën tonë në arenën ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland do t’i japë fund kohës së tij në…