‘Nikli’ në prag të rënies nga Superliga, reagojnë tifozët

14 janar 2022 | 22:36

Tri herë fituesi i Superligës së Kosovës në futboll, e poaq fituesi i Kupës, Feronikeli i Drenasit nuk po kalon në ditë të mira.

Nga skuadra, largimin tashmë e kanë konfirmuar disa nga lojtarët kyç që bartën fanellën e “Niklit” në vjeshtë.

Për këto largime kanë reaguar edhe tifozëria e këtij qyteti.

“Tigrat e Zi” kanë bërë të ditur se deri më tani janë larguar lojtarët si: Behar Maliqi, Qemail Elshani, Dren Gashi, Drilon Leku, Diar Prokshi, Alban Shabani e Lulzim Doshlaku.

“Klubi jonë i zemrës do të zhvillojë garën deri në fund të sezonit me juniorët”, kanë shkruar kjo tifozëri në “Facebook”.

Verdhezinjët, në postimin e tyre kishin një mesazh edhe për ish-presidentin e klubit, Naser Ramaj, duke ia bërë me dije se nuk e respektojnë më.

Feronikeli aktualisht pas 18 xhirove në elitën e futbollit kosovar, numëron vetëm 11 pikë, pasi ka vetëm tri fitore, dy barazime, e 13-të humbje, duke u renditur i fundit nga dhjetë ekipe sa ka Superliga.

Kujtojmë, kjo skuadër në dy vite ishte pjese e parakualifikimeve e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve e Ligën e Evropës. Ndërsa, në gusht të vitit 2019, kishte luajtur edhe një miqësore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kudër shtatë herë fituesit të Ligës së Kampionëve, Milanit të Italisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
'Aftonbladet' raporton se trupat ushtarake po lëvizin në rrugën E4…