Nimani: Heqja e pagesave për semestër, ka ndikuar në interesim e të rinjve për studime

14 janar 2022 | 12:08

Rektori i Universitetit të Gjakovës, Artan Nimani, në “Sytë Shtatë” në “Klan Kosova” ka folur për universitetet publike, duke kërkuar kështu pavarësi financiare për to.

Ai gjithashtu foli edhe për lirimin e studentëve nga pagesat, ku tha se kjo ka ndikuar në motivimin e tyre.

“Unë konsideroi se është bërë një veprim i mirë dhe si i tillë është një nxitje dhe një motivim i mirë për fillimin dhe vazhdimin e studimeve. Ka mjaftë raste kur studentët për çështje ekonomike janë detyruar t’i ndërpresin studimet, ose t’i vonojnë ato”, u shpreh ai.

Nimani tregoi se a ka pasur ku vendim ndonjë efekt financiar.

“Nuk ka pasur ndonjë efekt financiar, të paktën në institucionet publike, për shkak se 100 për qind aksionar të universiteteve publike, është Qeveria e Kosovës, 100 për qind fondet i siguron nga buxheti i Qeverisë së Kosovës, është e njëjta formë, ndonëse Qeveria e ka lehtësuar punën me studentët, ndërsa këtë pjesën e mjeteve me të cilat janë dëmtuar universitetet tona, konkretisht Universiteti i Gjakovës, Qeveria i rimburson në vija tjera buxhetore”, u shpreh tutje Nimani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Behar Maliqi ka konfirmuar largimin nga klubi i Feronikelit.…