Maliqi largohet nga Feronikeli

14 janar 2022 | 12:05

Mesfushori Behar Maliqi ka konfirmuar largimin nga klubi i Feronikelit. Mesfushori defanziv, Behar Maliqi ka konfirmuar se ai nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit. Maliqi e ka konfirmuar këtë nëpërmjet llogarisë së tij në “Facebook”.

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit FC Feronikeli. Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, dhe bashkëlojtarët dhe  tifozët Tigrat e zi, për mbështetjen e dhënë. Klubit i dëshiroj shumë sukses në vazhdim dhe shpresoj shumë që të kalojnë këtë krizë në të cilën gjenden dhe të kthehen aty ku e kanë vendin – në majën e futbollit kosovar”, ka thënë Maliqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësia e Komunitetit në stacionin policor në Prizren është duke…