Nipi i Adem Jasharit grumbullohet për herë të parë te Kosova U17

07 prill 2021 | 13:58

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U17 do t’i luajë dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.

Përzgjedhësi, Arsim Abazi, ka publikuar listën e futbollistëve për këto dy ndeshje. Këto dy ndeshje do të luhen me 14 dhe 16 prill, derisa lista e futbollistëve është bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore.

Është interesant të theksohet që nipi i Adem Jasharit, Igballi është ftuar për herë të parë te Kosova U17. Ai është futbollist i KF Kurda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Manchester Cityt ka konfirmuar se Kevin De Bruyne…