Nipi i komandant “Çelikut” bëhet oficer i FSK-së

22 shtator 2023 | 17:07

Sot kanë dhënë betimin 13 oficerë të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Në mesin e tyre është edhe nipi i Fatmir Limajt, ish-komandant “Çelikut”, Diogjen Lima.

Diogjeni është bërë pjesë e Akademisë së Mbrojtjes pasi i ka kaluar me sukses të gjitha fazat testuese. Diogjeni është djali i të burgosurit politik Demir Lima.

“Epoka e re” e ka pyetur oficerin më të ri të Kosovës se sa emocionuese është ta mbash veshur këtë uniformë, ndërsa ai është përgjigjur: “E kam pasur ëndërr ta vesh këtë uniformë, t’i shërbej atdheut dhe ta ruaj këtë liri të cilën e fituan prindërit tanë, xhaxhallarët dhe ushtarët e dëshmorët e kombit të cilët flijuan jetën për liri dhe sakrifikuan veten që ne sot ta gëzojmë lirinë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët e stacionit në Kaçanik, sot rreth orës 14:40 në…