Nis asfaltimi i rrugës Jashanicë-Ujmirë në Klinë

24 tetor 2019 | 14:39

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka inspektuar nga afër fillimin e shtrimit të shtresës së asfaltit në rrugën Jashanicë-Ujmirë.

Me këtë rast, kryetari Elezaj ka thënë se janë duke u angazhuar që me projekte të tilla t’u lehtësojnë jetën qytetarëve duke u mundësuar atyre një qarkullim më të lehtë.

Elezaj ka parë nga afër edhe shtrimin e shtresës së asfaltit në disa rrugë të tjera lokale në qytet.

Komuna e Klinës është duke vazhduar në realizimin e projekteve që kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Caritas-i zviceran së bashku me Komunën e Dragashit kanë mbështetur…