Nis asfaltimi i rrugëve në lagjen “Prekazaj” në Çirez

23 gusht 2019 | 13:44

Në lagjen “Prekazaj” në Çirez ka nisur asfaltimi i segmenteve brenda kësaj lagjeje, si rezultat konkret pas kërkesave të banorëve vitin e kaluar gjatë dëgjimeve buxhetore.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka thënë se janë 800 metra të shtrira në pesë segmente apo degëzime, për t’u shtruar me asfalt të ri.

Kryetari Jashari ka thënë se po kompletohet infrastruktura rrugore edhe në këtë pjesë të fshatit Çirez. “Deri në prerje të shiritit, që nuk do të vonojë shumë, punë të mbarë punëtorëve”, ka shkruar ka thënë kryetari Jashari.

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

Fotografia e Bekim Hamëz Jashari

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak çastesh ka ndodhur një aksident komunikacioni mbrapa Teatrit…