Nis blerja e biofiltërit City Tree për pastrimin e ajrit

12 shkurt 15:48

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se janë duke vazhduar aktivitetet konkrete për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.

Ai ka treguar se komuna e Prishtinës tashmë ka vendosur kontaktet e para për blerjen e biofiltërit City Tree.

Ahmeti ka thënë se City Tree është biofiltër që përmirëson dukshëm kualitetin e ajrit, dhe efekti i tij është sa 275 drunj të mbjellur.

Sipas tij, në një metër katror, City Tree ofron hapësirë për 1682 bimë, duke e rritur kështu biodiversitetin në qytet.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:  

Ndotja e ajrit- Zgjidhjet më të mira përmes qytetarisë aktive

Komuna e Prishtinës vazhdon me aktivitetet konkrete në drejtim të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit.

Me propozim të një qytetareje, në jemi angazhuar dhe kemi vendosur kontaktet e para për blerjen e City Tree.

City Tree është biofiltër që përmirëson dukshëm kualitetin e ajrit, dhe efekti i tij është sa 275 drunj të mbjellur.

Në një metër katror, ofron hapësirë për 1682 bimë, duke e rritur kështu biodiversitetin në qytet.

Është hapësirë/panel i gjelbër, që absorbon 250 gram grimca të pluhurit në ditë, dhe eliminon rreth 240 tonë CO2 në vit.

Projekti me City Tree do të testohet gjatë vitit 2018, dhe më pas do të shikohet mundësia që panele të tilla të vendosen në banesat ekzistuese.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot…