Nis dezinsektimi hapësinor në kryeqytet

15 qershor 2021 | 16:06

Dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës ka filluar, duke u nisur nga lagjet Pejton, Aktash, Parku i qytetit, Qendra e qytetit, Vellushë, Tophane, lagjja e Muhaxherëve dhe tek Vneshtat.

Për gjashtë mbrëmje me radhë pritet të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane dhe rurale të Prishtinës. Komuna e Prishtinës është duke monitoruar tërë procesin dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Sot, dezinsektimi do të vazhdojë nga ora 19:30 në lagjet Ulpianë, Dardani, Arbëri, Shkabaj, zona Industriale dhe Kazerma “Adem Jashari”. Plani për dezinsektim, për ditët në vijim, është publikuar tashmë në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka dhënë…