Nis fushata e korrje-shirjeve në Suharekë

01 korrik 2020 | 14:40

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në komunën e Suharekës, ndërsa rendimentet e para të grurit sipas informacioneve nga terreni janë të kënaqshme.

Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Xhevxhet Gashi, ka bërë me dije se kokrrat e para të grurit janë shirë në fshatin Studençan dhe në Gjinoc.

“Këtë vit do të angazhohen rreth 55 autokombajna. Ndërsa një lajm i mirë është gatishmëria e pronarit të autokombajnës, Skënder Hyseni, i cili me rastin e nënshkrimit të kontratës ka bërë zbritje prej 5 euro në çdo hektarë të korrur, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia”, ka njoftuar komuna e Suharekës.

Ndërsa, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka uruar bujqit që të kenë rezultatet më të mira të punës së tyre.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti,…