Nis me homazhe ceremonia e varrimit të Haki Rugovës

12 mars 2022 | 13:04

Kanë filluar homazhet në hollin e shtëpisë së Kulturës “Adem Jashari” në Istog, me rastin e vdekjes së ish-kryetarit të kësaj komune Haki Rugova.

Vizitorët po priten nga familjarët e Rugovës dhe kryetari aktual i kësaj komune Ilir Ferati.

Për homazhe kanë shkuar edhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 15:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët shqiptarë, të shumtë në numër, u mblodhën edhe këtë…