Nis meremetimi i objektit të QKMF-së në Malishevë

03 dhjetor 2019 | 17:16

Ka nisur meremetimi i katit të parë të objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Sipas njoftimit të kësaj komune kjo po bëhet në kuadër të rregullimit të objekteve shëndetësore, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punë dhe ofrim të shërbimeve më të mira shëndetësore.

Gjithashtu u bë e ditur se nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajidn Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, sot e kanë vizituar QKMF-në, ku janë njoftuar me ecurinë e punimeve dhe me punimet që janë duke u bërë në objektin e QKMF-së.

Meremetimi i katit të parë të objekti të QKMF-së, mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës dhe ka një kosto prej rreth 50 mijë eurove.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zjarr ka shpërthyer para pak çasteve në një objekt…