Nis ndërtimi i shëtitores te pishat në Gadime

28 prill 2021 | 14:30

Kanë filluar punimet në ndërtimin e shëtitores te pishat në Gadime të Lipjanit. Fillimin e punimeve nga afër e ka përcjell kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, i cili ka thënë se ndërtimi i shtegut të ecjes do ta ketë edhe shtegun e biçikletave dhe ndriçimin publik për banorët e këtij regjioni.

“Ne sot filluam investimin në këtë projekt i cili do të plotësohet me infrastrukturë të nevojshme. Qytetarët shumë shpejt do të kenë mundësi të shijojnë në ketë shëtitore bukuritë e rralla natyrore, pishat dhe ajrin e freskët. Kjo zonë gjelbëruese me një pamje të mirë së shpejti do të jetë në shërbim të shëndetit e rekreacionit të qytetarëve jo vetëm të Gadimes por edhe më gjerë”, ka thënë kryetari Imri Ahmeti. Ky projekt do të financohet nga Komuna e Lipjanit dhe do të kushtojë rreth 180 mijë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton…