Nis ndërtimi i shtëpisë për personat me aftësi të kufizuara mendore

27 dhjetor 2018 | 16:57

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e shtëpisë se komunitetit për persona me aftësi të kufizuara mendore dhe ngecje në zhvillim.

Me këtë rast, kryetari Haskuka ka kjo shtëpi do të ofrojë një shërbim të ri psikosocial sipas standardeve bashkëkohore. “Sot vëmë gurthemelin e Shtëpisë së komunitetit për persona me aftësi të kufizuara mendore dhe ngecje në zhvillim. Me këtë ndërtesë Komuna e Prizrenit do të ofrojë një shërbim të ri psikosocial me standarde bashkëkohore. Na priftë e mbara!”, ka thënë Haskuka.

Kjo shtëpi do të ofrojë shërbim për 24 orë ndaj këtyre personave, në veçanti për ata të cilët nuk kanë përkujdesje familjare.

Realizimi i këtij projekti është mundësuar falë bashkëpunimit mes Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në verën e vitit 2019.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është bërë vendosja e kamerave të sigurisë në objektin e…