Nis ndërtimi i tri urave në Krilevë të Kamenicës

23 qershor 2021 | 13:57

Komuna e Kamenicës ka filluar ndërtimin e tri urave në fshatin Krilevë. Ky projekt i financuar nga Komuna e Kamenicës përkatësisht nga Fondi për Shërbime Emergjente ka filluar në vitin 2021.

Kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati, ka thënë se janë duke e bërë të pamundurën që të plotësohen nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Kamenicës.“Tri ura kanë filluar të ndërtohen në Krilevë, nga Fondi për Shërbime Emergjente. Këto ura do të jenë lehtësim për qarkullimin e banorëve dhe automjeteve deri në 10 ton. Prandaj, jam tejet i lumtur që po punojmë pa ndalë për mirëqenien e qytetareve”, ka thënë Kastrati.

Ky projekt, buxhetit të Komunës së Kamenicës do t’i kushtojë 14 671 80 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën…