Nis procesi i matjes së rrugëve të paasfaltuara në fshatin Açarevë

05 gusht 2022 | 16:40

Në vazhdën e realizimit të projekteve infrastrukturore dhe kompletimit të rrjetit rrugor në Komunën e Skenderajt, ka nisur procesi i matjes së rrugëve të paasfaltuara në fshatin Açarevë, me qëllim që të fillojë më pas trajtimi i tyre.

Drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, ka vizituar sot rrugët e lagjeve, të cilat tashmë ndodhen në planin e investimeve të Komunës së Skenderajt, për t’u rregulluar.

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se trajtimi i rrugëve pritet të bëhet brenda disa ditësh, sapo të përfundojnë procedurat e parapara ligjore.

“Qeverisja Nura i ka dhënë prioritet rregullimit të infrastrukturës rrugore në qytet dhe fshatra, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Don Polloshka është përforcimi më i ri  i skuadrës së…