Don Polloshka edhe zyrtarisht te KB Vëllaznimi

05 gusht 2022 | 16:39

Don Polloshka është përforcimi më i ri  i skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova.

Ai luan në pozitën e organizatorit dhe është njëri ndër talentet më premtues në vend. Karrierën e zhvilloi në KB Sigal Prishtina, vitet e fundit e dëshmoi se ka perspektivë të madhe.

Kapiteni i reprezentacionit të Kosovës shkëlqeu këtë verë në Kampionatin Evropian U20 që u mbajt në Gjeorgji ku ishte lojtari kryesor i ekipit. Polloshka pritet të jetë shtyllë kryesore e ekipit këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në proces të matjes dhe…